Kuriozitet

Foshnja e posalindur gjendet e braktisur në Siberi në temperatura -20 gradë Celsius

Një foshnje e braktisur, e cila është gjetur jashtë në temperatura -20 gradë Celsius në Siberi, është duke bërë më mirë tani, kanë bërë të ditur zyrtarë rusë.

Foshnja e posalindur është gjetur nga pesë adoleshentë, në një kuti vezësh, në një rrugicë të largët të fshatit Sosnovka, kanë bërë të ditur mediat lokale.

E posalindura është dërguar me urgjencë në spital, nga prindërit e njërit prej adoleshentëve, ku edhe u konstatua nga mjekët se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e cila po kërkon të ëmën e foshnjës, ka hapur hetim penal për tentativë vrasjeje të një fëmije.

Prindërit e adoleshentit po kërkojnë që ta adoptojnë foshnjën, mirëpo aktualisht janë duke pritur për të parë nëse do të shfaqen të afërmit e saj.

Ekziston frika se vogëlushja, e cila besohet se ishte rreth tre ditëshe kur u gjet, mund të kishte pësuar ngrirje dhe nuk do të mbijetonte.

Mirëpo, me të arritur në spital, mjeku menjëherë e ka ekzaminuar gjendjen e foshnjës si të mirë.