Kuriozitet

Të zotët gjejnë qenin pas tetë vjetësh

Një qen është bërë bashkë me të zotin pas tetë vjetësh përpjekjesh për ta gjetur. Kejsi ishte vjedhur në kopshtin e të zotëve

Ky është momenti kur Kejsi ribashkohet me të zotët e saj. Ajo ishte këlysh kur ishte vjedhur në Surrej tetë vjet më parë. Të zotët, Stjuart dhe Xhejn Ualli, kishin hequr dorë nga përpjekjet për ta gjetur.

“Gruaja po thoshte para disa javësh dhe muajsh se ia merrte mendja se Kejsi më nuk është gjallë”, ka treguar Stjuarti.

Por Kejsi ishte gjallë, madje shëndosh e mirë.

Dhe falë një mikroçipi, ia kishin dalë të merrnin thirrjen e papritur telefonike.

Stjuart ka treguar se si fillimisht u ishte kërkuar që gjatë bisedës telefonike të konfirmonin të dhënat e Kejsit.

Megjithatë, ende nuk kishte mbaruar kërkimi i Kejsit.

I ishte dashur ndihma e një hetuesi të specializuar për të analizuar hollësitë dhe gjurmët që mund të çonin te Kejsi.

Ajo po mbahej në një fermë, ku e kishin dërguar hajnat tetë vjet më parë.