Kuriozitet

Portreti i dhelprës në akull

Një arkitekt në jug të Finlandës ka krijuar një portret gjigand të dhelprës.

Ky është viti i gjashtë që Pasi Widgren vizaton mbi akull, me shpresën se do t’i bëjë më të lumtur njerëzit dhe do t’i nxisë për të vizituar natyrën e bukur.

Sivjet ka vizatuar portretin e dhelprës me diametër prej 90 metrave.

Më parë ka vizatuar një ari dhe hut. Për këto vizatime ai përdor një lopatë.

Vizatimet e tij zhduken sapo fillon të bjerë borë ose me shkrirjen e akullit. /ap