Kuriozitet

I përdori për vite numrat e njëjtë, amerikani i fiton dy milionë dollarë në lotari

Një burrë nga Michigani i SHBA-së bëri të ditur se ka fituar dy milionë dollarë në lotari, kjo pasi për disa vite rresht ka përdorur numrat e njëjtë. 62-vjeçari tha se tash e disa vjet i përdorë numrat 07-27-37-42-59, dhe se kur i pa herën e fundit në ekran këta numra, iu dukën "shumë të njohur".

“E luaj lojën Mega Millions çdo javë dhe kam luajtur me të njëjtin grup numrash për vite me radhë. Të dielën, kontrollova në internet numrat fitues dhe fillova t'i shkruaja. Më pas u mendova: këta numra janë të njohur për mua”, ka deklaruar ai.

“Kur kuptova se çka kisha kuptuar, e thirra gruan time që ta shikonte tiketën. Ishim të shokuar”, shtoi ai. Jeffrey Philips deklaroi se me paratë do të marrin një shtëpi dhe një veturë.