Lëmsh

Billie Eilish ndër frazat më të keqshqiptuara nga transmetuesit amerikanë më 2021

 

Emri i Billie Eilish është ndër emrat, fjalët dhe frazat më të keqshqiptuara nga transmetuesit amerikanë në vitin 2021, ka zbuluar një studim i ri.

Në një raport të lëshuar nga Kompania e Captioning në SHBA, siç shkruan The Guardian, emri i Eilish – konkretisht fjala ‘Eilish’ – renditet si një nga fjalët më të keqshqiptuara të vitit, së bashku me ‘Dogecoin’, ‘Yassify’, ‘Cheugy’. 'Glasgow' dhe emri i variantit më të ri të COVID-19, 'Omicron'.