Lëmsh

Pasagjerët shtynë aeroplanin jashtë pistës

 

Një grup pasagjerësh shtynë një aeroplan jashtë pistës në aeroportin Bajura në Kolti, Nepal, pasi njëra prej gomave u shpërthye.

Sipas gazetarit nepalez Sushil Bhattarai, avioni Twin Otter që i përkiste Tara Air, mbeti i bllokuar në mes të pistës. Ndërsa avioni po pengonte pistën, pasagjerët dhe zyrtarët e sigurisë u mblodhën për të lëvizur avionin dhe për të zgjidhur krizën.