Kuriozitet

Dy hipopotamë infektohen me koronavirus

Descriptive Text

Dy hipopotamë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në kopshtin zoologjik në Belgjikë. Autoritetet thonë se këto janë rastet e para tek ky lloji i kafshës. Hipopotamët Imani, 14-vjeçar dhe Hermeini, 41, nuk është raportuar se kanë simptoma, derisa ekipi mbikëqyrës i ka futur në karantinë.

"Aq sa di, këto ishin rastet e para në këtë specie. Mbarë botën, virusi është regjistruar tek majmunët dhe macet.

Koronavirusi thuhet se bartet nga kafsha në njeri dhe anasjelltas.