Lëmsh

Pasaporta e vaksinimit rrit numrin e suedezëve që vendosin mikroçipe në duar

 

Në Suedi është rritur numri i personave që kanë vendosur mikroçip në dorë pas njoftimit se në vend do të kaloje në zbatim pasaporta e vaksinimit kundër COVID-19.

Në artikullin e gazetës "Aftonbladet" thuhet se është shënuar rritje në normën e atyre që vendosin mikroçipe në duart e tyre për shkak se, duke filluar nga data 1 dhjetor në Suedi do të kërkohet pasaporta e vaksinimit në aktivitetet ku ka më shumë se 100 pjesëmarrës.