Edmond Jahjaga nga Kosova ka dalë fitues në një turne prestigjioz të “World Series of Poker” në Evropë, duke dalë më i miri në mesin e 2478 garuesve. Në “WSOP Event#5” ai doli fitues me plot 147 mijë e 775 euro.
“Texas hold’em” është një nga variantet më të njohura në botë të lojërave me letra.
Siç ka shkruar “clubpoker.net”, me triumfin e së hënës, Jahjaga ka përmbushur ëndrrën e tij të kamotsme.
Gara e veçantë nisi me 2478 garues. U ndanë gjithsej një milionë e 177 mijë euro. 208 vende fituan para, por më së shumti kampioni nga Kosova.
Seria Botërore e Pokerit është seri turnesh që mbahet në Las Vegas dhe në vende të tjera të botës vit për vit që nga 2004-a.