Kuriozitet

13-vjeçarja gjen sëpatë të epokës së bronzit në Britani

Një 13-vjeçare është mahnitur pasi duke gërmuar ka hasur në një pjesë sëpate që i takon epokës së bronzit. Edhe pse e re në moshë, Milly Hardwick, që është në klasën e tetë, është bërë e njohur për gërmimet arkeologjike.

Nëna e saj Claire tha se vajza është e dhënë pas gërmimeve, dhe se është e dhënë pas detektorëve të gjurmimeve.

Pjesa e sëpatës thuhet se është e vitit 1300 para Krishtit.