Lëmsh

Skeleti më i madh i një dinosauri është shitur për 6,6 milionë euro në Paris

Foto: AP
 

Skeleti më i madh i triceratopsit në botë, i njohur si "Big John", është shitur për 6.6 milionë euro të enjten tek një koleksionist privat në një shtëpi ankandi në Paris.

Skeleti i cili vlerësohet të jetë i vjetër mbi 66 milionë vjet, ishte gjetur në vitin 2014m në Dakotën Jugore. Triceratopsi është i njohur për tre brirët e tij në kokë.