Rinoqeronti më i vjetër në botë, ka ngordhur në një kopsht zoologjik në Verona.
Të hënën, kopshti njoftoi se rinoqeronti ka ngordhur në moshën 54-vjeçare. Ai quhej “gjyshi Toby’, derisa kopshti ku ai kishte qëndruar ka postuar në Facebook një video të kafshës për ta kujtuar atë.
Deri në kohën që ka ngordhur rinoqeronti Toby ishte më i vjetri në botë, për aq sa dihet.
“Ai ra në tokë, dhe për një gjysmë orë ju ndal zemra”, ka thënë zëdhënësja e kopshtit zoologjik.
Pas ngordhjes së Tobyt, rinoqeronti më i vjetër është Benno 39-vjeçar.