Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Musk tallet me Bezosin teksa i ikën në listën e më të pasurit në botë

Pasuria e Elon Muskut ka kapur vlerën e 222 miliardë dollarëve, duke u shmangur larg si më i pasuri në botë, sipas indeksit të miliarderëve në Bloomberg. Pasuria e tij kërceu për 10.6 miliardë dollarë pas një shitjeje të re nga investitorët, që e vlerësuan kompaninë “Space X”, mbi 100 miliardë. Jeff Bezos, themeluesi i Amazonit, ndjek Muskun me pasuri neto prej 191.6 miliardë dollarësh.

Të hënën, Musku është tallur me Bezosin në një shkrim të tij në Twitter.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Teksa Bezosi postoi një shkrim të shkurtër duke treguar storie suksesi për kompaninë e tij dhe revolucionimin në industri të ndryshme, Musk ia ripostoi shkrimin duke ia vendosur medaljen për vendin e dytë.

Musk, pos pasurisë së jashtëzakonshme me “Space X” si kompani private e aeronautikës, pasurinë kryesore e ka fituar nga kompania e veturave elektrike, Tesla.