Lëmsh

Bindet që të zbresë në tokë burri që qëndroi tri ditë në lis për t’i ikur Policisë

Foto: Daily Mail
 

Një burrë në Queens të New Yorkut, i cili ishte ngjitur në një lis dhe kishte qëndruar aty për tri ditë radhazi, me ndihmën e punonjësve të shëndetit mendor është bindur që të zbresë, ka bërë të ditur policia.

Roody Thomas, 44-vjeçar ka qëndruar në lis, që nga e mërkura, në përpjekje për të mos u dorëzuar në Polici.