Lëmsh

I propozon të dashurës pasi shpëtoi unazën nga zjarri që përfshiu shtëpinë

 

Shkatërrimi i shtëpisë së ëndrrave mund të mos duket si mjedisi romantik për një propozim, por një burrë nga SHBA-ja e ktheu situatën e vështirë në një pozitive kur i kërkoi të fejuarës të martohej me të.

Sean Matthews nga Karolina e Veriut, kishte planifikuar t’i propozonte partneres së tij, Kellie Stanley në shtëpinë e tyre të re por planet ndryshuan pasi një zjarr shkatërroi shtëpinë e tyre.