Një dhëndër e ka thyer shpinën në festën e dasmës së tij, pasi shokët nuk arritën ta prisnin, pak pasi e kishin gjuajtur në ajër, një veprim ky që llogaritet tradicional në dasma.
Momenti i rënies është kapur nga kamerat që po xhironin dasmën.
Në video shihet se teksa nusja vallëzon e lumtur, vetëm pak sekonda më vonë, bashkëshorti i saj Liviu Filimon pëson aksident.
Nusja kthehet për të vallëzuar me grupin e shokëve, dhe në atë moment ata e hedhin në ajër Filimonin 31-vjeçar, por nuk arrijnë ta presin më.
Të gjithë vrapojnë pas dhëndrit ndërkohë që shokët të cilëve ai u doli nga kontrolli, e marrin dhe e vendosin në një karrige, para se në vendin e ngjarjes të arrijnë mjekët.
Incidenti ka ndodhur në një dasmë në Rumani të premten mbrëma.
Dhëndri është duke u trajtuar në Spital ende, ndërkohë që si pasojë e incidentit nuk po mund t’i lëviz këmbët.
