Kuriozitet

Bleu shtëpinë, pronari tronditet nga mesazhi që hasi brenda kukullës në mur

Një pronar shtëpie u trondit kur zbuloi një kukull lecke që mbante një shënim "tronditës" brenda murit të pronës së tij të re. Jonathan Lewis, 32-vjeçar, kishte marrë çelësat e shtëpisë së tij të re në Walton Surrey të premten, kur vendosi të ekzaminonte hapësirën nën shkallë.

Ai theu murin me çekiç dhe zbuloi një kukull të leckosur, që përmbante një mesazh, raporton dailymail.

"I dashur lexues/pronar i shtëpisë, faleminderit që më lirove. Emri im është Emily. Pronarët e mi origjinalë jetuan në këtë shtëpi në vitin 1961. Nuk u pëlqeja dhe duhej të shkonin. E tëra që bënë ishte këndimi dhe ishin të gëzuar. Goditja me thikë qe zgjedhja ime e vdekjes për ta. Shpresoj të fle mirë", thuhet në mesazhin misterioz.

Lewis thotë se miqtë i kanë propozuar ta hedh shtëpinë në shitje dhe të largohet, derisa për të kjo është qesharake.

Image