Lëmsh

Fituesi i gjysmë-maratonës u mahnit pasi “mendoi se ishte në garë 10-kilometrëshe” në Bristol

 

Fituesi i gjysmë-maratonës së Bristolit në vitin 2021 zbuloi se ai mendonte se ishte duke vrapuar 10 kilometra në momentin kur kaloi vijën.

Omer Ahmed, nga Birminghami, vrapoi drejt vijës dhe theu shiritin në 63 minuta – rekordi më i miri i tij personal për një gjysmë-maratonë.