Kuriozitet

Mesazhi në shishe nga Japonia del në bregdetin e Havait pas 37 vjetësh

Descriptive Text

Një shishe qelqi e lëshuar në det 37 vjet më parë nga nxënësit e shkollës së mesme në Japoni është gjetur në ishullin e Havait, rreth 6,000 km larg.

Studentët e klubit të shkencave natyrore në Shkollën e Mesme Choshi në prefekturën lindore të Chibas lëshuan shishen më 1984 si pjesë e një projekti për të hetuar rrymat e oqeanit, njoftoi gazeta japoneze Mainichi.

Në total, 750 shishe u vendosën në oqean pranë ishullit Miyakejima të Tokios më 1984 dhe 1985.

Më e fundit u gjet më 2002 në ishullin Kikaijima në prefekturën Kagoshima të Japonisë jugperëndimore. Pastaj në qershor, nëntëvjeçarja Abbie Graham e gjeti shishen në një plazh shkëmbor në Havai. Brenda ishin formularët e kontaktit në japonisht, anglisht dhe portugalisht që shpjegonin se ishte lëshuar në brigjet e Choshi, dhe i kërkonin gjetësit të kontaktonte shkollën.

Abbie dërgoi format e kontaktit përsëri në Shkollën e Mesme “Choshi”, së bashku me një vizatim të saj dhe motrës së saj që hanin sushi, në fillim të shtatorit.

Zëvendësdrejtori Jun Hayashi tha se nuk e imagjinonin se do të gjendej një tjetër shishe 37 vjet më vonë, shkruan Guardian.

Që nga viti 1985, shishet e lëshuara nga shkolla janë gjetur në 17 vende, përfshirë Okinaëa, Filipinet, Kinën dhe bregun perëndimor të SHBA.