Kur Virginia Oliver kishte filluar të peshkonte karavidhe, Lufta e Dytë Botërore ishte më shumë se një dekadë afër, sinjali elektronik i trafikut ishte zbulimi më i fundit dhe vetëm pak gra atëherë merreshin me këtë punë.
Afërsisht një shekull më vonë, në moshën 101-vjeçare, ajo vazhdon ta bëjë këtë punë.
Peshkatarja më e vjetër në SHBA dhe sipas të gjitha gjasave edhe në të gjithë botën, Virginia vazhdon t’i qëndrojë besnike kësaj pune, bashkë me djalin e saj 78-vjeçar, Max.
Oliver kishte nisur të peshkonte karavidhe kur ishte vetëm 8 vjeç, dhe për t’i kapur këta lloj peshqish, ajo përdor një varkë e cila i takonte bashkëshortit të saj.
Ajo ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të ndalet dhe është shprehur e shqetësuar për shëndetin e peshqve në Maine.
“E kam bërë këtë punë tërë jetën dhe do të vazhdojë ta bëjë”, ka thënë Oliver.
Dëshirën për tu marrë me këtë punë, Oliver ka thënë se e ka marrë nga babai i saj, i cili po ashtu ishte marrë me të.