Diego Armando Maradona ka qenë padyshim një mbret në Napoli, aq sa pak orë pas vdekjes të tij, Këshilli bashkiak i qytetit jugor italian vendosi unanimisht t’ia ndryshonte stadiumit “San Paolo” emrin. Që nga ajo ditë e mban atë të yllit argjentinas.
Tash vëllai i tij, Hugo Maradona, futbollist edhe ai, por pa talentin e Diegos, tenton të bëhet i njohur në Napoli, por jo në fushën e blertë.
Argjentinasi, që banon prej vitesh në Itali, synon të kandidojë në zgjedhjet administrative të ardhshme, si emri i parë i listës “Napoli Capitale”, që mbështet kandidatin e djathtë në postin e kryebashkiakut.
Sipas kreut të listës, Enzo RIvellini, Hugo Maradona kandidon jo për të përfituar nga mbiemri i njohur dhe i adhuruar në qytet, por “për të ndihmuar të rinjtë napoletanë brenda institucioneve”. \a2news
Hugo Maradona, djathtas, takon përfaqësuesit e listës “Napoli Capitale”