Një qen në Tangerine në Florida është quajtur hero pasi ka lajmëruar pronarin e tij që shtëpia ishte përfshirë nga flakët.
Të mërkurën Joel Rosa është zgjuar rreth orës 3 të mëngjesit nga qeni i tij Maggie pasi shtëpia ishte përfshirë nga flakët.
“Ishte vërtetë e frikshme. Në fillim mendova se mund ta ndaloja vet të paktën nga jashtë” ka thënë Rosa.
Maggie kishte zgjuar nga gjumi Rosan dhe të dy ishin në gjendje të dilnin nga shtëpia pa u lënduar.
Pasi kishin ardhur zjarrëfikësit kishin arritur ta vënin zjarrin nën kontroll porse kishte shkaktuar dëme materiale në një pjesë të shtëpisë.
Por Rosa është falënderues që ai dhe Maggie kishin arritur të shpëtojnë.
“Ajo është heroina ime. Unë e dua qenin tim dhe e gjithë kjo është e mrekullueshme”, ka thënë ai.