Kuriozitet

Dy amerikanë dënohen në Kanada për falsifikim dokumentesh për COVID-19

Dy turistë amerikanë janë dënuar nga autoritetet kanadeze me nga 20 mijë dollarë, për përdorim të dokumenteve false kundër koronavirusit. Ende të paidentifikuar, turistët kanë udhëtuar për në Kanada në mes të korrikut, raporton BBC.

Dokumentet false thuhej se “dëshmonin” se turistët janë vaksinuar dhe kanë përfunduar testet e udhëtimit. Autoritetet kanadeze kanë njoftuar se janë duke punuar vrullshëm për ndaljen e veprimeve të tilla joligjore.