Kuriozitet

Mjeshtri tajvanez bën famë me format lëvizëse të pjatave

Punimet në qeramikë zgjasin përgjithmonë dhe janë objekte që pëlqehen nga njerëzit për shkak të hijeshisë, qëndrueshmërisë dhe trashësisë.

Mirëpo të rralla janë pjatat e trasha nga qeramika të cilat nuk lëvizin në rast se njeriu fryn në drejtim të tyre.

Poçari nga Tajvani, Huang Cheng-nan, nisi të krijojë gjësende nga qeramika para 20 vjetësh, duke provuar formula dhe procese të ndryshme të prodhimit.

Ai u bë i njohur për punimet e tij në pjata të gjera, të cilat lëvizin, ose siç u thonë tajvanezët, pjatat që vallëzojnë.

Pasi puna e tij u shfaq në një ekspozitë në Shangai, keramistët nisën ta vizitonin në Tajvan, me shpresën se do të mësonin formulën sekrete.

“Nëse mund ta bëni rreth një milimetër të hollë, pjata do të fillojë të bëhet më e lehtë. Nëse trashësia arrin në shtatë milimetra, atëherë nuk mund të deformohet. Nëse mund të bëni një pjatë të hollë sa e imja, atëherë është e rëndësishme formula. Duhet t’ia merrni dorën formulës. Ajo që e bëj unë është e kufizuar dhe nuk mund ta bëjë çdokush”.

Huang ka refuzuar të tregojë fshehtësinë e procesit të pjatave. Disa meraklinj të qeramikës besojnë se mjeshtri ka shtuar plastikë, teori që e mohon aty për aty.

“Nuk është e vërtetë që kam shtuar plastikë. Formula ime është e afërt me nanoteknologjinë, ndryshe nuk mund të realizohet. U kam thënë të gjithëve, madje as specialistët e qeramikës nuk besojnë se mund të jetë kaq e hollë. Pra, paramendojeni se sa e vështirë është”.

Huang ka refuzuar pranimin e rekordit Guinness për hollësinë e qeramikës. Certifikimi thotë se është një proces që do ta detyronte të tregonte formulën dhe krejt hapat që duhet bërë për formimin e kësaj pjate. Një pjatë qeramike me diametër prej 45 centimetrave është shitur për 892 dollarë.

Huang i dërgon me kujdes të madh pjatat te blerësit në Tajvan dhe Kinë.

Ai shpesh ka fluturuar për në Kinë me qëllim që t’ua dorëzojë në dorë blerësve pjatat e veçanta.