Një ndërtues i mashtruar në Gjermani ka shkaktuar dëme në vlerë prej 500,000 funte me ekskavatorin e tij, në një pronë të sapo ndërtuar.
Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur kontraktuesi fut makinën në apartamente pas një grindjeje me investuesin, i cili dyshohet se i kishte borxh 4.2 milionë funte.
Fatmirësisht, në ndërtesë nuk kishte asnjë banor në momentin e ndodhisë.
Policia rrethoi zonën mes frikës se ndërtuesi mund të kishte dëmtuar kontejnerët e gazit të ndërtesës.
Dëshmitarët panë se si ndërtuesi iku nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij pasi la gjurmët e shkatërrimit, ndërsa më vonë u vetëdorëzua në polici.
Rasti ka ndodhur në Blumberg, në jug të Gjermanisë.
Dëshmitarët okularë i thanë gazetës gjermane “Schwarzwuelder Bote” se shkatërrimi ishte ndalur vetëm pasi zorra hidraulike e ekskavatorit u prish.