Kuriozitet

Për 45 vjet u besua se ishte i vdekur, indiani zbulon historinë e tij

Për 45 vjet, familjarët e Sajid Thungal besonin se ky i fundit kishte vdekur në një aksident ajror dekada më parë. Mirëpo, Thungal, i befasoi ata kur u shfaq përsëri. Burri me origjinë indiane në të vërtetë ishte fshehur nga rrethi familjar i tij pasi ndihej i turpëruar që punonte si organizator koncertesh. Me shpresën që do gjente punë më të mirë, dhe do i linte familjes një pasuri të madhe, Thungal u fsheh për 45 vjet. Megjithatë, ai nuk ia doli ta bënte këtë.

“Mendova se fillimisht do bëja një pasuri. Kur nuk shfaqa sukses në Gjirin Persik, vendosa që fatin tim ta provoja në Bombay, dhe pastaj t’i kthehesha familjes. Por as kështu nuk funksionoi, dhe kështu kaluan 45 vjet”, ka thënë ai, raporton Mirror.

Sajid Thungal është gjetur në një qendër për të pastrehë. Vëllai i tij ka deklaruar se familja “nuk e harroi kurrë Sajidin dhe madje shkoi në Abu Dhabi për ta kërkuar”.

“Tani që ai më në fund po kthehet në shtëpi, ne nuk do ta humbim nga sytë e tij”, ka thënë ai.