Kuriozitet

Televizioni korean kërkon falje pasi përdori picën për të përshkruar Italinë

Pica për Italinë, Drakula për Rumaninë dhe Çernobili për Ukrainën.

Këto ishin fotografitë dhe nëntitujt e përdorur nga një transmetues i Koresë së Jugut për të përshkruar kombet në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios.

Që nga ajo kohë, MBC ka kërkuar falje për ofendimin e shikuesve, pas ankesave se pamjet ishin "fyese" dhe "qesharake".

Transmetuesi ka thënë se donte ta bënte më të lehtë për shikuesit të kuptonin shpejt vendet që hynin në arenë, por shtuan se ishte një "gabim i pafalshëm".

Në një deklaratë të postuar në Twitter, MBC ka thënë se vendimi tregoi një mungesë konsiderate për vendet në fjalë.

Televizioni deklaroi se do të fillonte një hetim se si u vendosën imazhet dhe titrat.