Kuriozitet

Në paketimin e tortës fshehin kokainë

Një burrë dhe grua u arrestuan në Maine pas zbulimit të kokainës e cila ishte mbështjellë në paketimin e tortave, në automjetin e tyre.

Sipas burimeve anonime, agjentët ndaluan një automjet. Qentë që nuhasin drogën lajmëruan për praninë e substancave të paligjshme në automjet, kanë thënë zyrtarët. Brenda bagazhit, ata gjetën katër kile kokainë dhe rreth 1,900 dollarë para, që besohet të jenë të ardhura nga shitjet e paligjshme të drogës, shkruan CNN.

Disa nga kokaina e gjetur në automjet u mbështollën në paketimin e tortës. Kafeja u përhap mbi kokainë për të hequr aromën e kokainës që gjendej aty, por prapë se prapë qentë arritën ta nuhasnin dhe ta gjenin.