Lëmsh

Iniciativë për heqjen e paragjykimeve ndaj peshkaqenëve

Foto: AP
 

Me qëllim të heqjes së stigmës ndaj peshkaqenëve, banorëve të Australisë iu është kërkuar ta përdorin fjalën “ndërveprim”, nëse sulmohen nga peshkaqeni. Kjo nismë u bë pasi peshkaqenët “nuk janë kafshë që sulmojnë shumë rrallë njerëzit”. Në rast se i sulmuari vdes nga peshkaqeni, sulmi thuhet se do të cilësohet si “përballje e keqe”.

Autoritetet shkencore në Australia thonë se shprehjet “sulm nga peshkaqeni” apo “kafshim” i portretizojnë negativisht këto kafshë uji.