Kuriozitet

Këto janë pesë ‘emojis’ më të famshme në botë dhe tri që ngatërrohen më së shumti

Të rinjtë në botë mund të mendojnë se emotikoni për qeshje ? nuk është interesant më, por shumica e përdoruesve të ‘emojis’ nuk pajtohen me ta, sipas një studimi të ri.

Fytyra me lot e duke qeshur është zyrtarisht ‘emoji’ më i famshëm në botë, bazuar në një studim që Adobe me 7000 persona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britani të Madhe, Gjermani, Francë, Japoni, Australi e Kore të Jugut.

Emotikoni i “gishtit lartë” ? doli i dyti, i ndjekur nga “zemra e kuqe” ❤️.

“Syri i mbyllur dhe puthja” ? dhe emotikoni i “mërzisë me një lot” ? mbyllën top-pesëshen.

Softueri i njohur i ka bërë të ditura gjetjet në një raport të lansuar të enjten.

Raporti bën të ditur se emotikonet më të ngatërruara janë simbolet e “patëllxhanit” ?, “pjeshkës” ? dhe “klounit” ?.

90 për qind e përdoruesve besojnë se ‘emojis’ ua mundësojnë të shprehen më lehtë. 89 për qind e tyre thonë se me to shmangin barrierat e komunikimit, ndërsa 67 për qind thonë se njerëzit që i përdorin emotikonet janë më miqësorë e atraktivë se ata që s’i përdorin.