Gazetari bullgar, Georgi Gotev, ka rrëfyer një moment interesant me flamurin e shtetit të tij në Londër. Tifozë të Kampionatit Evropian kanë tentuar ta rrëmbejnë flamurin italian, mirëpo, e kanë ngatërruar me atë bullgar.
Sipas Gotevit, kjo ndodhi për shkak të ngjyrave të njëjta që dy flamujt kanë.
"Tifozët e nervozuar të futbollit tentuan ta rrëmbejnë flamurin e Bullgarisë në ambasadën e Londrës, sepse kishte ngjyrat e njëjta me atë italian", ka shkruar në Twitter.
Italia të dielën mbrëma mori titullin e “Euro 2020” pasi mposhti Anglinë në penallti.
Angry football fans tried to snatch the flag of the Bulgarian embassy in London, because it has the same colors as the Italian flag pic.twitter.com/04Znu8MbEu
— Georgi Gotev & EURACTIV.bg (@GeorgiGotev) July 12, 2021