Kafshët shtëpiake me ndikim në rrjetet sociale po shtohen dita ditës falë rritjes së adoptimeve të tyre gjatë pandemisë.
Në SHBA kafshët shtëpiake që i veshin me linja të ndryshme rrobash e stoli, janë pjesë e një tregu prej 100 miliard dollarësh, por Azia mund të jetë mjaft e përshtatshme të bëhet destinacioni i radhës për këta ndikues.
Një prej tyre është macja që në rrjetet sociale mban emrin “brossymeowington” me mbi 50 mijë ndjekës në Instagram, shkruan BBC.
Jane Peh është pronare e një kompanie që ua rritë famën kafshëve përmes rrjeteve sociale. Ajo ka thënë se aziatikët kanë gjasa të mira të përfitojnë shumë nga rrjetet sociale.