Disa restorante në Moskë kanë nisur të martën që të pranojnë vetëm klientët që janë vaksinuar kundër koronavirusit, gjashtë ditë para se një masë e tillë të bëhet e detyrueshme në gjithë qytetin.
Programi i njohuri si “Zona pa COVID-19” është shpalosur nga autoritetet lokale në fund të javës së kaluar.
Sipas rregullave të reja, restorantet do të lejojnë vetëm myshterinjtë e vaksinuar, ata të shëruar nga virusi brenda gjashtë muajve të fundit, si dhe personat që ofrojnë rezultatin negativ të testit.
Në restorantin Chaihona Number 1, që shërben ushqime aziatike, stafi është përgatitur për ditë me radhë rreth zbatimit të rregullave të reja. Që nga mëngjesi, menaxheri ka refuzuar disa myshterinj që nuk kanë ofruar certifikatat e nevojshme elektronike me QR kod. Autoritetet kanë bërë të ditur se së shpejti masa do të zgjerohet te të gjitha restorantet, kafenetë dhe baret e kryeqytetit rus.