Kafiteria në Rusi që duket sikur ke hyrë në ndonjë libër
Foto: Café Bw/Facebook
Një kafe në Moskë të Rusisë po habit klientët me dizajnin shumë të veçantë brenda lokalit.
Kafeja, “Café Bw” e ka modeluar në aty mënyrë hapësirën e brendshme, sa gjithçka duket sikur të ishte një libër.
Sapo klientët futen brenda shohin interiorin bardhë e zi. Gjithçka brenda kafesë, duke përfshirë edhe dyshemenë edhe mobilet janë vizatuar me linja grafike.
“Ideja për këtë pamje të lokalit ka ardhur pas qëllimit që njerëzit të ndihen sikur të ishin brenda një libri”, ka thënë Solbon, krjues dhe pronar i “Café Bw”, shkruan My Modern Met.
Sipas tij, renovimin në këtë mënyrë i ka marrë më shumë se një muaj kohë, ndërkohë që janë përdorur rreth 100kg ngjyra.
Ai ka thënë se njerëzit vizitojnë lokalin e tij për të parë pikturat e jashtëzakonshme dhe për të shijuar pamjen dy dimensionale.