Lëmsh

Artisti që shpenzon qindra orë për të sjellë portrete që duken si fotografi

Foto: Emanuele Dascanio Website
 

Në shikim të parë, punimet e Emanuele Dascanios duken sikur të ishin fotografi. Mirëpo, ky mendim ndërron sapo sheh artistin italian që merr lapsin në dorë dhe nis të vizatojë, duke shfaqur kështu aftësitë e tij të jashtëzakonshme artistike.

Portretet që ai realizon, disa prej të cilave i kanë marrë kohë deri në 780 orë për t’i përfunduar, përmbajnë një kombinim të grafitit dhe qymyrit, për të sjellë kështu kompozime hiperrealiste.