Një pano e madhe ka mirëpritur më tepër se 11 mijë studentë në Wuhan, për një ceremoni masive diplomimi, më tepër se një vit pasi që qyteti ishte epiqendra e shpërthimit të parë të pandemisë COVID-19, raporton “CNA”.
Studentët me veshje ushtarake u ulën në rreshta të mbushura me njerëz, pa u mbajtur distanca sociale apo pa maska, ndërsa nën tabelë shkruante: “Mirësevini përsëri në shtëpi të diplomuarit e vitit 2020. Ju urojmë të gjithëve një të ardhme të madhe”.
COVID-19 së pari u shfaq në fund të vitit 2019 në Wuhan, kryeqendër kjo e provincës qendrore kineze Hubei, duke çuar në bllokim strikt të qytetit me 11 milionë banorë.
Kufizime nuk ishin zbutur deri në prill kur qyteti filloi të rihapej pas 76 ditëve mbyllje, ndonëse shkollat mbetën të mbyllura më gjatë.
Qyteti mbajti ceremoni të kufizuara të diplomimit vitin e kaluar, ku Universiteti i Wuhanit mbajti kryesisht një ngjarje online në qershor, ku stuudentët dhe mësuesit që morën pjesë ishin të gjithë me maska.
Më tepër se 2200 persona të dielën, më 13 qershor, ishin të diplomuar që nuk mundën të merrnin pjesë në ceremonin e vitit të kaluar për shkak të kufizimeve.
Kina ka mbajtur kryesisht në kontroll koronavirusin pas intervenimit të rreptë ne kontrolleve të rrepta.
Të martën në Kinë janë regjistruar 20 raste të reja pozitive me koronavirus, përfshirë 18 raste të importuara e dy në nivel lokal në provincën Guangdong.
Kina ka raportuar për 4636 të vdekur nga COVID-19, shumica në Wuhan.