Kuriozitet

Politikanit francez i hedhin miell fytyrës gjatë deklaratës

Jean-Luc Mélenchon, politikan francez dhe kandidat në zgjedhjet presidenciale, ka përjetuar një moment të sikletshëm, kur gjatë protestave të organizuara në Paris, një qytetar i hodhi miell në fytyrë.

Deri më tani lidhur me këtë incident nuk është arrestuar askush, ndërsa Melenchon ka theksuar se një gjë e tillë “duhet të marrë fund”.

Kujtojmë që javën e kaluar presidentin francez, Emmanuel Macron, u godit me shuplakë nga një i ri. Autori, i cili u arrestua, është dënuar me katër muaj burg.