Kuriozitet

Gruaja italiane zgjohet pas dhjetë muajve në komë

Një grua italiane është zgjuar nga koma pas dhjetë muajve, raporton BBC.

Cristina Rosi 37-vjeçare, ishte shtatzënë në muaji ne shtatë kur pësoi sulm në zemër në korrik të vitit të kaluar.

Vajza e saj, Caterina, u lind me prerje cezariane. Mirëpo, Rosi mbeti në komë me dëme në tru.

Ajo është zgjuar tash nga koma dhe ka thënë fjalën e saj të parë, “Nënë”, ka treguar bashkëshorti i saj.

“Ne nuk e kemi pritur këtë, ishte gëzim i vërtetë pas aq shumë vuajtje”, ka thënë Gabriele Succi, për gazetën “La Nazione”.

Rosi u transferua në një klinik në Austri në prill për të pasur kujdes nga specialistët gjatë rikuperimit. Bashkëshorti dhe nëna e saj ishin pranë saj kur foli.

Tretmani i saj është paguar pas hapjes së një faqe për të mbledhur fonde, ku u mblodhën mbi 170 mijë euro.