Lëmsh

Thyhet aksidentalisht veza njëmijëvjeçare e gjetur nga arkeologët izraelitë

Një vezë një mijë vjet e moçme është zbuluar në një gropë në Yavnehin e lashtë (Foto: Yoli Schwartz/Israel Antiquities Authority)
 

Veza, një zbulim i pazakontë nga periudha islamike, kishte qenë gjatë gjithë këtyre viteve në një tualet. Të paktën, të brendshmet e saj mund të kontribuojnë për studimin e ADN-së në pulat e moçme

Një ditë para mijëra vjetësh, një pulë në Yavneh bëri një vezë. Por ajo nuk do të çelte asnjëherë, për fatin e keq të trashëgimisë së kësaj pule. Për kushedi çfarë arsye, ajo do të përfundonte në një gropë në zonën industriale të një qyteti të vjetër.

Aty do të mbetej derisa arkeologë nga Autoriteti izraelit i Antikiteteve (IAA) do të vinin me një mision për të kryer gërmime në zonën industriale të qytetit, në prag të ndërtimit, dhe do ta gjenin papritur këtë vezë. Ata ia dolën ta merrnin atë nga ajo gropë, pa e cenuar aspak.