Kuriozitet

3-vjeçarja fiksohet me biçikletën e ushtrimeve të prindërve të saj

Jason Meyers dhe Brian Nicholls e kanë realizuar ëndrrën e vajzës së tyre në ditëlindjen e saj të tretë.

Pasi vajza e vogël e çiftit në Salt Lake City u fiksua me biçikletën e ushtrimeve të babait të saj Peloton, prindërit i bënë asaj një kopje të saj në madhësinë për një fëmijë, duke e kompletuar atë me një tablet që tregon personazhe të animuara.

“Wow”, tha Sydney kur pa biçikletën e palëvizshme, në një video të ëmbël të postuar në Instagramin që përdorin Meyers dhe Nicholls për të ndarë projektet e tyre gjatë kohës që qëndrojnë në shtëpi.

“Qëllimet e babait u arritën”, kishin shkruar Meyers dhe Nicholls në mbishkrimin e videos duke treguar reagimin e Sydneyt.

“Ne ja dhuruam atë të premten dhe çdo mëngjes kur zgjohet ajo shkon për të ushtruar në biçikletë. Kjo është gjeja e parë që ajo dëshiron ta bëjë çdo mëngjes. Ajo është e obsesionuar me të. E donë më shumë se që mund ta imagjinosh”, ka thënë Meyers.

Meyers dhe Nicholls kishin marrë biçikletën për ushtrime në vjeshtën e kaluar gjatë kohës së pandemisë. Sydney kishte filluar pëlqimin për të. Ajo ishte koha kur prindërit menduan që duhet t’ia bëjnë asaj biçikletën e saj.