Kuriozitet

Ohio zbulon fituesin e parë të një milion dollarëve në lotarinë për të vaksinuarit

Një grua në jugperëndim të Ohios ka fituar lotarinë e parë shtetërore në vlerë 1 milion dollarë për të vaksinuarit. Lotaria “Vax-a-Million” është krijuar me qëllim për të shtyrë qytetarët të vaksinohen kundër COVID-19, raporton AP.

Derisa gruaja fitoi çmimin 1 milion dollarë, një i ri nga zona e Daytonit ka fituar bursën e parë të plotë në kolegj të ofruar nga programi.

Fituesit janë zgjedhur në një short të hënën dhe informatat janë konfirmuar para se të bëhej njoftimi formal në fund të emisionit televiziv “Ohio Lottery’s Cash Explosivion”.

Lotaria ka bërër të ditur se Abbigail Bugenske e Silverstonet në afërsi të Cincinnatit, është fituesja e parë e 1 milion dollarëve, ndërsa Joseph Costello i Englewoodit në afërsi të Daytonit është fituesi i parë i bursës së plotë.

“Ne jemi të entuziazmuar e kjo ka inspiruar aq shumë qytetarë të Ohios të vaksinohen dhe jemi të lumtur të shpalosim fituesit e raundit të paraë të shortit”, ka thënë guvernatori i Ohios, Mike DeWine.