Kuriozitet

Rekordmeni i Everestit thotë se “perëndesha e malit” e paralajmëroi të mos tentojë edhe një pushtim

Sherpa nepaleze, që mban rekordin duke e pushtuar 25 herë Mount Everestin, ka thënë të martën se “perëndesha e maleve” e ka paralajmëruar atë që të mos tentojë të pushtojë malin këtë muaj.

Kami Rita Sherpa 51-vjeçar, pushtoi majën më të lartë në botë, 8848 metra, së fundi më 7 maj, duke u ngjitur për herë të 25-të.

Ai ishte i përcjellë nga 11 sherpa tjerë, që formuan ekipin e fiksimit të litarit.

Sherpat e konsiderojnë majën më të lartë si të shenjtë.
Të martën, Kami është kthyer në Kathmandu nga mali dhe ai ka treguar se ishte duke u përgatitur me klientët e tij për tu ngjitur në majë kur e pa ëndrrën.

Ai nuk tregoi se çfarë ëndrre pa, por tha ndjeu se “perëndesha e malit” nuk dëshiron që ai të bëjë edhe një tentim për të pushtuar majën.

“Nuk pata ëndërr të mirë. Ndjeva se perëndesha po më thoshte se ‘mjafton për kësaj radhe’. Kështu që u ktheva”, tha Kami, raporton “The Himalayan Times”.