Një qen me tri putra ka gjetur shtëpinë e tij të përjetshme në Minnesota me një fëmijë me këmbë protezë.
Sipas CBS Minnesota qeni i racës golden retriver i quajtur Marvel ishte i vetmi që kishte lindur pa një putër. Prej atëherë ai është marrë në familjen Williams në Waconia, ku djali i tyre 7-vjeçar, Paxton Williams ka amputuar këmbën e tij të djathtë para tri vjetëve.
Paxton ka lindur parakohshëm, një ndërlikim që bëri që atij t’i zhvillohej një infeksion në këmbën e tij të djathtë, i cili pengoi rritjen e gjymtyrës. Tre vjet më parë, prindërit e Paxtonit morën vendimin e vështirë për të amputuar këmbën e djathtë të djalit dhe për ta zëvendësuar me një gjymtyrë protezike.
Nëna e Paxtonit, Stephanie, e vlerëson se si qeni ka arritur të ndihmojë në normalizimin e gjendjes psikike të djalit të saj.
“I jep atij mundësinë t’iu thotë fëmijëve ‘edhe asaj i mungon një putër, ajo është si un’”, ka thënë ajo.