Një studenteje në Spitalin “Noa” në Massa të Italisë aksidentalisht i është injektuar një shishe e tërë e vaksinës antiCOVID të Pfizerit që përmban gjashtë doza, raporton “Gazzetta del Sud”.
Studentja 23-vjeçare është hospitalizuar në dhomën e emergjencës në Massa dhe është nën mbikëçqyrje të mjekëve.
Stafi që ka vaksinuar studenten e ka kuptuar menjëherë gabimin dhe ia ka kumtuar 23-vjeçarjes.
Gjendja e 23-vjeçarjes është e mirë, por mbetet nën mbikëçqyrje ndërsa është duke marrë terapi. Është rasti i parë i tillë në Itali.