Kuriozitet

Një grua thotë se u rrëmbye më shumë se 52 herë nga alienët

Descriptive Text

Një grua ka rrëfyer se është rrëmbyer më shumë se 52 herë nga alienët, gjatë gjithë jetës së saj, dhe për këtë ajo thotë se ka prova.

Paula 50-vjeçare, e cila nuk ka dashur ta zbulojë mbiemrin e saj, ka thënë se rrëmbimi i saj i parë kishte ndodhur kur ajo ishte gjashtëvjeçare, duke shtuar se ka qenë në praninë e UFO-ve disa herë me radhë.

Gruaja e cila e ka mbajtur ‘të heshtur’ këtë eksperiencë gjatë gjithë jetës së saj, ka ndarë disa fotografi, me shenjat në trupin e saj, për të cilat pretendon se ia kanë lënë alienët, shkruan Daily Mail.

Ajo gjithashtu ka shtuar se miliona njerëz kanë pasur eksperiencë të ngjashme. Ajo ka thënë se ka shumë njerëz të cilët nuk e kanë besuar, porse shton se i kupton të gjithë pasi nuk kanë pasur eksperienca të tilla.

Paula ka thënë “kam pasur 52 incidente të tilla. Unë vetë nuk i kam besuar të tillave ngjarje dhe tash nuk jam e habitur nëse të tjerët nuk më besojnë”.

{gallery}