Kuriozitet

Historiku i rekordeve në lindje: Nga foshnja më e shëndoshë te nëna më e moshuar

Sjellja në jetë e një fëmije konsiderohet ndër ndjenjat më të veçanta të mundshme. Por çfarë ndjenje është të sjellësh në jetë foshnjën më të rëndë ndonjëherë, apo tetë fëmijë përnjëherë? Uebfaqja e rekordeve “Guinness” ka përpiluar një listë nga arkivi si historik për rekordet e thyera me lindje.

1782 – gruaja që ka kryer më së shumti lindje

Numri zyrtar rekord për më së shumti fëmijë të lindur nga një grua është 69. Emri i saj nuk dihet, por Guinnesi shkruan se ajo ishte bashkëshortja e parë e Feodor Vassilyev nga Rusia. Ajo kishte kryer 16 lindje binjakësh, shtatë lindje trinjakësh dhe katër herë të katërnjakëve.

Image

1846 – foshnja më e shëndoshë dhe më e gjatë

Giantess Anna Bates nga Kanadaja, një grua 241.3 centimetra e gjatë, kishte sjellë në jetë një djalë me peshë 9.97 kilogramë dhe të gjatë 71.12 centimetra në Ohio të Amerikës më 19 janar 1879, duke thyer dy rekordet. Foshnja fatkeqësisht mbijetoi vetëm 11 orë.

Image

1975 – lindjet më të shpeshta në një familje

Familja Ewers në Chicago kishte marrë në vitin 2018 rekordin për 11 lindjet më të shpeshta në familje. Të 11 fëmijët e Thomasit dhe Katherine Ewers lindën mes viteve 1955 deri 1975.

Image

1987 – foshnja më e vogël e lindur para kohe

James Elgin Gill u lind më 20 maj 1987 në Kanada. Foshnja u lind 128 ditë para kohe dhe peshonte vetëm 624 gramë. Prindërve u ishte thënë se s’mund të mbijetonte, pasi trupi i tij ishte ende në zhvillim. Gjithsesi, duke thyer çdo parashikim, James mbijetoi.

2002 – foshnja më e shkurtër

Nisa Juarez u lind më 20 korrik 2002 në SHBA. Ajo ishte e gjatë vetëm 24 centimetra dhe peshonte 320 gramë. U lind 108 ditë para kohe.

Image

2006 – gruaja më e shkurtër që kreu lindje

Stacey Herald nga Amerika ishte vetëm 72.39 centimetra e gjatë kur solli në jetë fëmijën e parë. ajo lindi një vajzë Keteri më 2006, ndërsa dy vjet më vonë u bë nënë për herën e dytë. Më 2009 lindu fëmijën e tretë. Stacey më 2018 vdiq në moshën 44-vjeçare.

Image

2006 – personi më i moshuar që kreu lindje

Personi më i moshuar që ka kryer lindje ndonjëherë është Maria del Carmen Bousada Lara nga Spanja. Ajo solli në jetë binjakë në moshën 66-vjeçare e 358 ditë në Barcelonë, më 29 dhjetor 2006.

2007 – gruaja më e shëndoshë që kreu lindje

Donna Simpson nga New Jersey peshonte 241 kilogramë kur solli në jetë të bijën Jacqueline Nicole Gouamba në shkurt të 2007-s. Në lindje asistuan 30 pjesëtarë të ekipit shëndetësor në spital.

2018 – lindja më e lehtë

Pesha më e ulët e një foshnje të mbijetuar është vetëm 245 gramë. Ajo u lind në dhjetor të 2018-s.

Image

2020 – intervali më i gjatë mes lindjes së trinjakëve

Intervali më i gjatë mes lindjes së trinjakëve është 5 ditë, 12 orë e 34 minuta. Trinjakët ishin, Cian, Declan dhe Rowan DeShane nga SHBA-ja. Ciani u lind në orën 10:40 më 28 dhjetor 2019, Declani e Rowani u lindën pesë ditë më pas, në orën 23:11 dhe 23:14 të 2 janarit 2020.