Kuriozitet

Videoja virale e qenit që e shpëton qenin tjetër nga mbytja në pishinë

Descriptive Text

Një qen po konsiderohet hero pasi e shpëtoi një qenush tjetër të racës ‘Pomeranian’ nga mbytja në pishinën e shtëpisë së pronarëve të tyre.

Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe duket se ka ndodhur kur pronarët nuk ishin në shtëpi.

Tani kjo video është bërë virale në internet.

Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të postuara nga Byron Thanarayen në Facebook, e shfaqin ngjarjen nga fillimi kur qenushi i vogël i njohur si Chucky, rastësisht bie në pishinë dhe mezi noton në sipërfaqe. Menjëherë pas kësaj qeni tjetër i familjes i quajtur Jessie, e vëren se qenushi i cili është dukshëm më i vogël është në hall, dhe mundohet t’i dal disi në ndihmë duke lehur dhe duke e përcjellë atë vazhdimisht.

Pas 34 minutave të gjatë dhe shqetësuese për këto dy kafshë shtëpiake, Jessie arrin ta nxjerr Chuckyn nga pishina dhe e tërhequr lehtësisht zvarrë me dhëmbë. Më pas ai kujdeset që miku i tij është mirë dhe e shpreh gëzimin duke kërcyer poshtë e lartë dhe duke lozur me të.

“Ne ende e kemi të vështirë ta shikojmë videon, dhe shqetësohemi nga ideja se si ka mundur të përfundojë me tragjedi kjo ngjarje, nëse Jessie nuk do të kujdesej aq mirë për Chyckyn. Jemi shumë krenarë me veprimin e qenushes sonë”, citohet të kenë thënë pronarët e qenve Byron dhe Melissa Thanarayen.

Tash e tutje familja do të përkujdeset të ndërmarrë masa për sigurinë e kafshëve të dashura shtëpiake, duke e mbuluar pishinën në kohën kur ata nuk janë në shtëpi, në mënyrë që ngjarje e këtilla të mos ndodhë më kurrë.

 

(Before you start judging... we are getting the pool covered!) I can't believe she did this! It broke our hearts to see this happen when we looked at the security footage. Melissa Thanarayen

Posted by Byron Thanarayen on Thursday, April 8, 2021