Kuriozitet

Disa vidra në një akuarium në Atlanta rezultojnë pozitive me koronavirus

Disa vidra në një akuarium në Atlanta kanë rezultuar pozitive me koronavirus dhe janë duke pritur rikuperimin e plotë.

“Ato filluan të shfaqnin simptoma të lehta të frymëmarrjes si teshtima, hundë të lëngshme, letargji të lehtë dhe disa filluan të kolliteshin," u tha në një deklaratë.

Akuariumi tha se vidrat me prejardhje nga Azia janë duke ja dalë mirë, shkruan NBC News.

“Jemi duke përcjellë të gjithë rekomandimet për shëndet dhe protokollin e sigurisë, dyshohet se ka edhe vidra tjera të infektuara në akuarium por që janë asimptomatike”, ka thënë akuariumi në një deklaratë të cilën e ka postuar në Facebook.

Akuariumi nuk ka bërë të ditur se sa vidra janë testuar pozitive.