Lëmsh

Tërmeti rikthen në funksionon orën në Japoni që u ndal para 10-vjetësh si pasojë e cunamit

Tërmeti rikthen në funksionon orën në Japoni që u ndal para 10-vjetësh si pasojë e cunamit
 

Për gati dhjetë vjet, ora e vendosur në tempullin “Bunshun Sakano” ishte një kujtesë e forcës natyrore që ishte afër shkatërrimit të madh të Japonisë. Ora, e cila besohet se është rreth 100 vjet e vjetër, u ndal së punuari pasi një tërmet dhe cunami goditën fuqishëm Japoninë duke marrë jetën e mbi 18 mijë njerëzve, më 11 mars 2011.

Tempulli, i cili është i vendosur pak qindra metra larg nga baza e cunamit, një qytezë në rajonin Miyagi, u godit nga valët, me disa pjesë të saj që u shkatërruan. Aty shpëtoi ora, e cila u pastrua, por që refuzoi të riniste funksionimin.