Kuriozitet

Tajvanezët po ndryshojnë emrat e tyre në “salmon” për të ngrënë sushi falas

Sushi është ushqimi i preferuar për shumë njerëz në botë, por disa banorë në Tajvan po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme duke u munduar të hanë pa paguar –duke riemëruar zyrtarisht veten “salmon” për të përfituar nga një ofertë e një restoranti.

Ministria e Brendshëm e Tajvanit është deklaruar të mërkurën duke nxitur njerëzit që të mendojnë seriozisht para se ta ndërrojnë emrin e tyre, pas një rritjeje të aplikacioneve.

Sipas ligjit të këtij vendit, njerëzit kanë të drejtë ta bëjnë këtë vetëm tri herë, duke nënkuptuar se në teori dikush mund të ngecë me emrin “salmon” me të vërtet.

Sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve (CNA) të Tajvanit, gati 100 njerëz janë regjistruar për të ndryshuar emrin si pjesë e ofertës së zinxhirit të restoranteve “Sushiro”, që zgjat deri në fund të ditës së enjte.

Të hënën, “Sushiro” kishte deklaruar se do të japë falas sushi për këdo që në emrin e tyre janë të përfshira simbolet "鮭 and 魚" – që sipas CAN-së së bashku këto simbole përbëjnë emrin “salmon” në kinezisht, transmeton CNN. Ky person e edhe pesë të tjerë mund të hanin falas në këto restorante, për sa kohë vërtetonin me një kartë identifikuese emrin që kishin ndryshuar.

Në një postim në Facebook, “Sushiro” kishte shkruar se pjesë e ofertës ishte edhe zbritja në çmim për këdo që shtonte vetëm një nga simbolet në emër, si pjesë e promovimit të restorantit.

Promovimi i tillë nxiti një numër të madh qytetarësh që ndryshuan emrin e tyre në Tajvan.

CNA-ja raportoi se një burrë që kishte ndryshuar emrin të mërkurën, i kishte thënë zyrtarëve në zyrën për regjistrim se do ta kthente sërish emrin që kishte pasur pasi të përfitonte nga oferta.